Skenari i Beogradit: Populli në shesh dhe Judët e asprave
Nga: Viola Çullhaj Ata që e njohin politikën e Ballkanit dhe popujt e tij e dinë mirë se ngjashmëria në drejtimin e mbrapshtë politik të këtyre vendeve nuk është e rastësishme. Kryeministrat e vendeve të Ballkanit, ndoshta me një bekim në heshtje nga lart, flirtojnë prej një kohe të gjatë mes tyre dhe, me një shkelje syri ndaj njëri-tjetrit, bien dakord të ndjekin të njëjtat politika të mbrapshta, që kanë një qëllim të vetëm: të kapërcejnë çdo kufi për jetëgjatësinë e tyre në ruajtjen e pushtetit, deri në marrjen peng të popujve dhe vendeve që ata drejtojnë. Në vendet ballkanike ka vite që as mund të imagjinohet sistemi demokratik i bazuar në ligj dhe rend, por vlerë ka çdo mjet tjetër që shtrin dhe forcon pushtetin ekzistues për një kontroll total ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt, duke e kthyer shtetin në pronë private, në shërbim të një njeriu të vetëm dhe të besuarve rreth tij. Ekziston dhe një lojë e vjetër ballkanike që ngre krye herë pas here dhe i shërben pikërisht këtij qëllimi. A...
